Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka marrë të pandehur kryebashkiakun e Kolonjës, Erion Isai, i cili akuzohet për “shkelje të barazisë në tendera dhe ankande publike”.
Mëngjesin e 15 janarit 2025, Isai është paraqitur në ambientet e SPAK, ku refuzoi të zbulojë për mediat arsyen e thirrjes. I pyetur nga gazetarët, ai u shpreh shkurt: “Kur të dal, nuk e di”.
Ky nuk është hera e parë që kryebashkiaku i Kolonjës përballet me hetime. Ai është marrë në pyetje nga prokurorët e posaçëm edhe më 30 maj 2023, ku qëndroi rreth 3 orë në SPAK.
Hetimet e Prokurorisë së Posaçme lidhen me procedura të dyshuara abuzive në tendera dhe ankande publike gjatë ushtrimit të detyrës nga kryebashkiaku Isai.