Nis mbledhja e grupit parlamentar të PS, Balla

Partia Socialiste ka mbledhur sot Grupin Parlamentar, nga ku do të vendoset qëndrimi përfundimtar i mazhorancës për kërkesën e SPAK drejtuar kuvendit për marrje autorizim për arrestimin e Belinda Ballukut.

Grupi Parlamentar socialist u mblodh në orën 11:00. Vendi i zgjedhur për këtë mbledhje është Pallati Brigadave. Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, tha se ministrat do të raportojnë jo më shumë se 7 minuta. “Në këtë mbledhje kemi ndryshuar mënyrën e raportimit, do të jetë një raportim nga ministrat asnjë nuk do të flasë më shumë se 7 minuta. Do të kalojmë tek pyetjet jo më shume se dy minuta për të gjithë anëtarët e grupit.”, tha ai. 

Një ditë më parë pas mbledhjes të Këshillit të Mandateve dhe Imunitetit Taulant Balla paralajmëroi se do të jetë mbledhja më e parë e grupit që do të vendosë për kolegen e tyre Belinda Balluku. Mbledhja, sipas agjendës, do të ketë fjalën dhe kreu i grupit parlamentar i PS-së, ndërsa do të shihet se cili do të jetë qëndrimi i socialistëve për çështjen Balluku.