Drejtoria Vendore e Policisë Fier
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin V. Y., 40 vjeç, banues në Patos, pasi me automjetin që drejtonte në gjendje të dehur, ka goditur një automjet të parkuar. Si pasojë pati vetëm dëme materiale.
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin A. S., 32 vjeç, banues në Fier, pasi iu gjet një sasi e vogël Kokaine.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit E. A., 25 vjeç dhe F. B., 21 vjeç, të dy banues në fshatin Zharrëz, pasi dyshohet se për motive të dobëta, kanë goditur me grushte, njëri-tjetrin.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Divjakë:
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. M., 44 vjeç, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”;
-shpallën në kërkim shtetasit F. Zh., 25 vjeç, banues në Divjakë dhe P. B., 25 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka kallëzuar një 42-vjeçare, se këta shtetas (nipërit e saj) kanë ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj, për t’iu dhënë para. Më tej, për këta 2 shtetas ka kallëzuar dhe një 33-vjeçar, punonjës në subjektin që administron 42-vjeçarja, se e kanë kanosur dhe i kanë dëmtuar automjetin. Vijon puna për kapjen e 2 shtetasve;
-referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi në lagjen nr. 2, Divjakë, dyshohet se si pasojë e një shkëndije elektrike, ka marrë flakë automjeti i shtetatasit K. L., që ka qenë i parkuar në oborrin e banesës së tij.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.