Drejtoria Vendore e Policisë Fier
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasit:
-B. D., 47 vjeç, banues në fshatin Allkaj, pasi në fshatin Ngurrëz e Madhe, automjeti që drejtonte në gjendje të dehur, ka përplasur motomjetin me drejtues shtetasin A. G., 38 vjeç, i cili ndodhet në kujdesin e mjekëve;
-P. P., 45 vjeç, banues në Fier, L. D., 25 vjeç, banues në Lushnjë dhe R. Xh., 35 vjeç, banues në Lushnjë, pasi janë kapur duke drejtuar automjetet në gjendje të dehur.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin Xh. F.., 23 vjeç, banues në Ndërmënas, pasi gjatë kontrollit fizik, iu gjet një sasi e vogël Kokaine që u sekuestrua me cilësinë e provës materiale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-S. H., banues në Fier, pasi është kapur jashtë banese, ndërkohë që ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”;
-E. M., 67 vjeç, për veprën penale “Ndërtim i paligjshëm”;
-Dh. D., 52 vjeç, banues në Topojë, pasi dyshohet se ka prishur disa herë rrethimin e pronës së një shtetasi 60 vjeç;
-A. H., 34 vjeç dhe S. H., 20 vjeç, banues në Kreshpan, pasi në fshatin Shtyllas, kanë tentuar të vjedhin disa dëngje jonxhe në pronën e një shtetasi 36 vjeç.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të komisariatit të Policisë Divjakë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin A. Ç., 26 vjeç, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”.
Në datë 12.07.2025, në Komisariatin e Policisë Fier ka bërë kallëzim shtetasi Xh. Sh., se që prej 20 ditësh është larguar nga banesa vëllai i tij, shtetasi M. Sh., 72 vjeç, banues në Fier, dhe nuk është kthyer më. Punohet për gjetjen e 72-vjeçarit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.