Ballina Shqiperia ime Ngjarjet dhe veprat penale ne Fier ndodhur ne 24 oret e fundit

Ngjarjet dhe veprat penale ne Fier ndodhur ne 24 oret e fundit

Drejtoria Vendore e Policisë Fier

📍Lushnjë/Posedonte armë dhe lëndë narkotike, në automjet dhe në banesë, arrestohet 28-vjeçari.

Sekuestrohen 1 armë sportive dhe 1 armë e ftohtë, si dhe sasi Cannabisi dhe fishekësh.

Si rezultat i kontrolleve sistematike, me qëllim goditjen e veprimtarive kriminale, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë shtetasin E. S., 28 vjeç, banues në Lushnjë.

Nga kontrolli në automjetin që drejtonte u gjetën 1 armë e ftohtë (thikë) dhe një sasi lënde narkotike Cannabis Sativa, ndërsa nga kontrolli në banesën e tij u gjetën 1 armë sportive dhe një sasi fishekësh.

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit F. H., 28 vjeç dhe H. Xh., 38 vjeç, të dy banues në Roskovec, pasi ka kallëzuar një 38-vjeçar, se i kanë marrë mjetin e identifikimit, për t’i paguar këstet e kredisë, por nuk i kanë kryer pagesat. Punohet për verifikimin e kallëzimit.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin S. B., 31 vjeç, banues në fshatin Darëzezë, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me grushte, një shtetas 50 vjeç.

Fier/Informacion paraprak
Mëngjesin e sotëm, në banesën e shtetases I. N., 56 vjeçe, në lagjen “16 Prilli”, dyshohet se ka shpërthyer një bombol me gaz që përdorej për gatim. Si pasojë është dëmtuar lehtë 56-vjeçarja, e cila ka marrë asistencën mjekësore dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për dokumentimin e rrethanave të rastit.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Divjakë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin M. T., 41 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj djalit të tij, 16 vjeç.

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin R. H., 31 vjeç, banues në Dimal, pasi në Gramsh, automjeti që drejtonte ky shtetas në gjendje të dehur, ka dalë nga rruga. Nga aksidenti është dëmtuar 31-vjeçari, i cili aktualisht është në kujdesin e mjekëve.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.