Ballina Shqiperia ime Nga zjarri në Visokë te droga dhe dhuna në Levan, Policia e...

Nga zjarri në Visokë te droga dhe dhuna në Levan, Policia e Fierit vë në pranga dhe procedon disa shtetas

Policia Fier -referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit H. A., 26 vjeç, A. A., 21 vjeç dhe K. A., 30 vjeç, të tre banues në fshatin Levan, pasi dyshohet se për motive të dobëta, kanë goditur me grushte, një shtetas 43 vjeç.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mallakastër arrestuan në flagrancë shtetasin O. F., 40 vjeç, banues në Pogradec dhe F. A., 40 vjeç, banues në Elbasan, përkatësisht administrator dhe punëtor në një kompani të nënkontraktuar për shërbime të lidhura me tensionin e lartë, pasi dyshohet se si pasojë e shkeljes së rregullave të mbrojtjes gjatë punës me troko, ka rënë zjarr në fshatin Visokë. Si pasojë u dogjën 200 pemë ulliri.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin I. Ç., 28 vjeç, banues në fshatin Karbunarë dhe për një 16-vjeçar, banues në Fier, pasi posedonin përkatësisht doza Kokaine dhe Cannabisi, të cilat u sekuestruan me cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.