Ballina Shqiperia ime Nga Tajlanda në Shqipëri, arrestohen dy kinezë në Rinas me 120 pako...

Nga Tajlanda në Shqipëri, arrestohen dy kinezë në Rinas me 120 pako lëndë nark*tike

Dy shtetas kinezë janë kapur nga Policia Kufitare në Rinas pasi tentuan që të fusnin në Shqipëri 100 kg kanabis, të ndarë në dy valixhe.

Lënda narkotike ishte nisur nga Tajlanda me tranzit në Emiratet e Bashkuara dhe më pas drejt Shqipërisë.

Pas sinjalizimit, autoritetet e huaja lajmëruan vendin tonë për dy shtetasit kinezë të cilët i kapen dhe i arrestuan menjëherë në Rinas.

Rasti më pas është përcjellë te Antidroga e Tiranës për hetime të mëtejshme. Kanabisi ishte me përqindje të lartë THC, duke kapur një vlerë shumë të madhe në treg.