Nga Italia drejt Vlorës me not/ mjeku tregon gjendjen e atletes...

Nga Italia drejt Vlorës me not/ mjeku tregon gjendjen e atletes shqiptare qe nderpreu sfiden

778
SHPËRNDAJE

Ka folur për mediat mjkeu i cili ka vizituar sot atleten Eva Buzo e cila ndërpreu sfidën e saj për kalimin me not nga brigjet e Italisë drejt Vlorës.

Buzo ka paraqitur disa shqetësime gjatë rrugës nga uji i kripur si dhe djegia nga një kandil teksa është dërguar në spitalin e Vlorës pas problemeve shëndetësore.

Sakaq mjeku ka thënë se ajo është në gjendje stabël, por e lodhur. Mjeku siguroi se treguesit janë normal duke nisur nga tensioni, dhe pulsi dhe do të duhen disa orë që ajo të rimarrë veten.

“Ka gjysmë orë që ka ardhur nga deti, është në gjendje stabël, është koshiente, pak e lodhur, me pak ethe. Por treguesit janë normal, tensioni dhe pulsi.

Erdhi me dridhje nga të ftohtit dhe nga lodhja si dhe nga humbja e lëngjeve.

Duhet një periudhë 4 orë të marr veten. Po e mbajmë me kompresa. Në momentet e para artikulonte por nuk donim ta lodhnim. Ishte gjendje lodhje”– ka thene ai.

S'KA KOMENTE