Në burg për trafik droge, vdes në sallën e operacionit i 57-vjeçari 

Në burg për trafik droge, vdes në sallën e operacionit i 57-vjeçari 

603
SHPËRNDAJE

Një 57-vjeçar nga Berati ka gjetur vdekjen gjatë një operacioni në Sanatoriumin e Tiranës.

Valerio Gërzhi ishte duke vuajtur dënimin në burgun e Beratit, kur gjendja e tij shëndetësore është përkeqësuar dhe ai është dërguar me urgjencë në Spitalin e Beratit dhe më pas drejt Senatoriumit në Tiranë. Gazetarja Eneida Petova raporton për ‘BalkanWeb’ se i burgosuri vuante nga mushkëria dhe ka gjetur vdekjen në sallën e operacionit, gjatë ndërhyrjes kirurgjikale.

57-vjeçari Valerio Gërxhi ishte dënuar me 10 vite burg nga Gjykata e Milanos në Itali për “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike dhe vendimi penal italian u njoh në Shqipëri, ku Gjykata e Apelit e dënoi atë me 5-vjet burg, të cilat më pas u shtuan në 7-vite burg nga një vendim i marrë nga Gjykata e Lartë. Burime nga IEVP Brrat bëjnë me dije se vitin e fundit i burgosuri kishte shfaqur probleme të shumta shëndetësore dhe merrte trajtim mjekësor.

Të njëjtat burime konfirmojnë se për shkak të problemeve shëndetësore ai kishte kërkuar edhe lirim me kusht por kërkesa e tij nuk ishte marrë parasysh

S'KA KOMENTE