Ballina Shqiperia ime Ndertimi i paneleve diellore ne tokat bujqesore ne Seman,FIER, banoret e kundershtojne

Ndertimi i paneleve diellore ne tokat bujqesore ne Seman,FIER, banoret e kundershtojne

Fillimi i punimeve për ndërtimin e paneleve diellore në Seman, ka ngritur në protestë paraditen e sotme dhjetra banorë të 5 fshatrave, Sektor, Seman, Hamil , Sulaj dhe Baltëz.

Ata shprehen të indinjuar se prej 10 ditësh në tokat që shfrytëzojnë prej 35 vitesh për kullotë dhe mbjellje foragjere , fadromat po punojnë pa i vënë në dijeni më parë.

Këto janë toka pjellore , dhe jo toka kripore , thonë ata njëzëri , ndaj kjo është një ndërhyrje e padrejtë. Banorét thoné se kanë qënë të rregullt me pagesat në njësinę administrave Topojë- Seman, dhe se e kanë të lidhur jetesën me tokat që kanë në përdorim dhe tufat e bagëtive.

Banorët pohojnë gjithashtu se as nuk janë në dijeni nëse në zonë ka një projekt të miratuar pë ndërtimin e paneleve. Duhej të ishim lajmëruar më parë thonë ata, ndërkohë në këto kushte na mbetet vetëm tia çojmë delet e lopêt në kryeministri Edi Ramës , dhe të largohemi nga shtëpitë tona e të vijnë indianët për të punuar.

“ Kërkojmë të vijë në zonë Ministrja e Bujqësisë thonë banorët të na sqarojë në të kundęrt do të vazhdojmë rezistencën tonë me protesta edhe më masive.