Ballina Shqiperia ime Ndalohet në Tiranë bashkëpunëtori i vr*sjes ne Vlore

Ndalohet në Tiranë bashkëpunëtori i vr*sjes ne Vlore

Ndalohet në Tiranë personi që dyshohet se i dha makinën autorit të vrasjes së 58-vjeçarit Renato Hoxha para krimit në Vlorë.

Policia ka ndaluar Erlis Mehmetin, me origjinë nga Tropoja. Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se i ka dhënë një makinë autorit që vrau Renato Hoxhajn në Vlorë.

Policia e Vlorës ka identifikuar mjetin me të cilin është larguar autori i dyshuar i krimit, ndërsa makinës i ishin ndërruar edhe targat, që dyshohet të jenë të vjedhura.

Ndërkohë, një prej autorëve të dyshuar dyshohet se është larguar ilegalisht në Greqi.

Erlis Mehmetajt i është sekuestruar edhe një telefon, ku janë gjetur biseda që kanë ndihmuar grupin hetimor në identifikimin e autorit të dyshuar, por pa mundur ende arrestimin e tij.