Ballina Shqiperia ime Naftëtarët e ‘Bankers Petrolium ‘në protestë: kërkojnë rritje page, kushte më të...

Naftëtarët e ‘Bankers Petrolium ‘në protestë: kërkojnë rritje page, kushte më të mira pune dhe statusin e naftëtarit

Sot, më 5 Shtator, përpara zyrave të kompanisë Bankers Petroleum në Marinëz, Sindikata e Naftëtarëve zhvilloi një tubim proteste me pjesëmarrjen e qindra punëtorëve.

Në këtë tubim, naftëtarët përcollën kërkesat e tyre kryesore:

  • respektimin e të drejtave të punëtorëve;
  • rritjen e pagave;
  • zbatimin e kontratës kolektive të punës;
  • përmirësimin e kushteve të punës;
  • miratimin e statusit të naftëtarit.

Protestuesit deklaruan se nuk do të ndalen deri në plotësimin e kërkesave të tyre legjitime.

📢 Ata njoftuan se nesër, më 6 Shtator, në orën 12:00, do të rikthehen sërish në protestë përpara zyrave të kompanisë. Paralelisht, sindikata do të nisë edhe procedurat për grevë, të cilën e konsideron një hap të domosdoshëm për të mbrojtur të drejtat e punëtorëve.