Nafta bie ndjeshëm në tregjet globale pas marrëveshjes SHBA–Iran për armëpushim

Çmimet globale të naftës kanë pësuar një rënie të menjëhershme pas lajmit për arritjen e një marrëveshjeje për armëpushim dyjavor mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit, e cila përfshin edhe rihapjen e Ngushticës strategjike të Hormuzit.

Nafta Brent, treguesi kryesor i referencës, ra me rreth 13%, duke zbritur në 94.80 dollarë për fuçi. Ndërkohë, nafta e tregtuar në SHBA shënoi një rënie edhe më të theksuar, mbi 15%, duke arritur në 95.75 dollarë për fuçi.

Zhvillimet kanë ndikuar drejtpërdrejt në tregjet ndërkombëtare, pasi Ngushtica e Hormuzit konsiderohet një nga arteriet më të rëndësishme për transportin global të naftës.