Moti i keq-avari në 13 fidera, kryesisht në Fier si pasojë e...

Moti i keq-avari në 13 fidera, kryesisht në Fier si pasojë e erërave të forta në zonat rurale

225
SHPËRNDAJE

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku bën me dije se gjitha strukturat, vijojnë të jenë në terren duke ndërhyrë për normalizimin e çdo situate problematike të shfaqur.

Sakaq, për shkak të motit të keq janë shfaqur avari në 13 fidera, kryesisht në rajonin e Fierit si pasojë e erërave të forta në zonat rurale ku ndodhen ne terren ekipet e OSSH.

Të gjitha linjat, të cilat furnizojnë me energji elektrike hidrovorët, janë në funksion të plotë lajmeron Balluku.

Sa i takon kaskadës së Drinit situata paraqitet e qetë, ku për shkak të prurjeve të konsiderueshme të liqenit të Komanit dhe Vaut të Dejës i gjithë prodhimi i energjisë mbulohet nga këto dy Hec-e.

Në portin e Durrësit situata paraqitet pa probleme ndërsa në portin e Vlorës, për shkak të erës së fortë, gjatë ditë së sotme është pezulluar lundrimi i trageteve dhe mjeteve të tjera lundruese. Në2 aeroportet  ndërkombëtare ai i “Nënë Tereza” dhe aeroporti ndërkombëtar i Kukësit nuk janë paraqitur asnjë problematikë.

S'KA KOMENTE