Ballina Shqiperia ime “Mosdeklarimi i parasë në kufi, Doganat paralajmërojnë udhëtarët: Gjoba deri në 50%...

“Mosdeklarimi i parasë në kufi, Doganat paralajmërojnë udhëtarët: Gjoba deri në 50% të shumës së fshehur!”

Me rritjen e lëvizjes në pikat kufitare, Doganat Shqiptare kanë rritur kontrollet ndaj udhëtarëve që hyjnë apo dalin nga vendi me shuma të mëdha parash të padeklaruara.

Çdo shumë mbi 10 mijë euro, si para në dorë, metale apo sende të çmuara, duhet të deklarohet në kufi përmes formularit RTVK, të cilin udhëtarët e plotësojnë falas në pikat doganore, përpara kontrollit të pasaportës.

Nëse nuk deklarohet:

  • Gjoba për herën e parë shkon nga 20 mijë deri në 60 mijë lekë, në varësi të shumës.
  • Për përsëritje, ndëshkimi shkon nga 10% deri në 50% të shumës së fshehur.
  • Për rastet më të rënda, parashikohet edhe ndjekje penale.

Dogana thekson se nuk ka rëndësi si udhëtohet apo ku mbahen paratë — deklarimi është i detyrueshëm.