Këshilli Mbikqyrës i Bankës së Shqipërisë ka miratuar rishtypjen e monedhës metalike shqiptare me kurs ligjor 20 Lekë dhe kartëmonedhës shqiptare me kurs ligjor 5000 Lekë. Vendimet përkatëse që parashikojnë rishtypjen e monedhës metalike 20 Lekë dhe kartëmonedhës 5000 Lekë, kanë për qëllim plotësimin e kërkesave të ekonomisë për para, në vlerë dhe strukturë, si dhe sigurimin e një furnizimi të rregullt me to, për një periudhë disavjeçare. Rishtypja e kartëmonedhave dhe monedhave është një procedurë e zakonshme për bankat qëndrore të cilat kanë përgjegjësinë e furnizimit të sistemit monetar me para.










