Meta per deklaratën e Ramës : Po tenton të nxjerrë Shqipërinë nga...

Meta per deklaratën e Ramës : Po tenton të nxjerrë Shqipërinë nga çdo orbitë

67
SHPËRNDAJE

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar në lidhje me deklaratën e kryeministrit Edi Rama se do të dilnin fare nga juridiksioni i Gjykatës, duke iu referuar çështjes Becchetti. 

Meta tha se anormaliteti është kthyer sjellja e kryeministrit, që sipas tij po tenton që të nxjerrë nga çdo orbitë Shqipërinë. 

“Anormaliteti është kthyer në sjelljen e tij. Po të shihni listën botërore të azilantëve, se kush janë në 10-shen e parë. Është e para Shqipërisë, dhe 9 vende të tjera, asnjë shtet europian. Janë vende ku ka konflikte civile. Në Shqipëri qeveris një njeri i papërgjegjshëm që mund të nxjerrë Shqipërinë nga çdo lloj orbite.”, tha ai.

S'KA KOMENTE