Mes tymit e flakës, miratohet projektbuxheti 2024

Mes tymit e flakës, miratohet projektbuxheti 2024

119
SHPËRNDAJE

Mes tymit e flakës, miratohet projektbuxheti 2024

Seanca e sotme, që zgjati pak minuta u shoqërua me tensione.

Deputeti i PD Flamur Noka ndezi flakadanë në foltoren e Kuvendit, teksa në një prej tryezave të deputetëve të opozitës, ra edhe zjarr. Deputetja Blerina Gjylameti i hodhi ujë zjarrit për ta fikur e më pas ndërhynë edhe efektivët e Gardës.

Megjithë këtë situatë deputetët e Partisë Socialiste ngritën kartonët për të votuar të gjithë pikat e rendit të ditës. Mes tymit dhe flakës me 83 vota pro u votua në parim projektbuxheti 2024.

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas miratimit të buxhetit të vitit 2024 me votat e PS-së, mes kaosit dhe tensioneve në Kuvend. 

Gjatë fjalës së tij jashtë sallës së Kuvendit, Berisha tha se flakadanët në Kuvend që vendosi opozita, dogjën procedurën antikushtetuese.

“Ata kaluan brenda 5 minutash këtë akt. Jemi këtu si proces klandestin. Buxheti, akt themelor i këtij parlamenti, duhet të merrte të gjithë dimensionet. Nuk ka evidenca as për votim, dhe as për cicërim të shërbëtores së Ramës, Lindita Nikollës. Kjo dëshmon drejtësinë dhe betejën pa kthim të opozitës. Pasi u bë e pamundur hajdutëve që të mbrojnë vjedhjet e tyre dhe të mashtrojnë shqiptarët. I bëri të pamundur Ramës që të ligjërojë vjedhjen e gjobës më të madhe. Ata flakadanë dogjën procedurën antikushtetuese. A e pe ti se Rama po ndiqte FB tim. Aty ishte kohë proteste.”, tha Berisha.

S'KA KOMENTE