Ballina Shqiperia ime Merr flakë automjeti në aksin “Fier-Lushnjë”, shpëtojnë shoferi dhe pasagjeri

Merr flakë automjeti në aksin “Fier-Lushnjë”, shpëtojnë shoferi dhe pasagjeri

Një automjet tip “ Land Rover” është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm në aksin Fier- Lushnjë.Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “ Vajkan”.

Fatmirësisht shoferi dhe një pasagjer kanë mundur te dalin në kohë nga makina e cila është shkrumbuar pothuajse totalishtNë vendngjarje kanë shkuar menjëherë shërbimet zjarrfikëse të cilat kanë ndërhyrë për shuarjen e flakëve. Në vendngjarje ndodhet dhe policia se bashku me grupin hetimor të cilët po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të zjarrit  ndërsa paraprakisht dyshohet një defekt në motor.