Ballina Aktualitet Mediat greke për zgjedhjet e 11 majit: PS drejt mandatit të katërt!

Mediat greke për zgjedhjet e 11 majit: PS drejt mandatit të katërt!

Duket se Edi Rama do të bëhet kryeministri i parë shqiptar që siguron një mandat të katërt”. Kështu e nis artikullin media greke Protothema.gr për zgjedhjet e 11 majit në Shqipëri.Media kryesore në shtetin fqinj, shkruan se Partia Socialiste në pushtet e Ramës mori 52% të votave krahasuar me 34% për partinë kryesore të opozitës, sipas shifrave zyrtare nga KQZ, ndërsa rezultatet zyrtare do të shpallen më vonë gjatë ditës. Pjesëmarrja paraprake në zgjedhjet e së dielës ishte gati 42.16%, ose 4% më e ulët se 4 vjet më parë.

Pjesë nga artikulli:

Fitorja zgjedhore e Ramës dhe premtimi i anëtarësimit në BE

60-vjeçari Edi Rama, në pushtet që nga viti 2013, e kishte bazuar pjesën më të madhe të fushatës së tij zgjedhore në premtimin e tij për të integruar Shqipërinë në BE (pasaportën europiane) të cilin ai u zotua ta realizonte deri në 2030.

Nga ana tjetër, Berisha, i cili ishte gjithashtu presidenti i parë i vendit pas rënies së Bashkimit Sovjetik më shumë se tre dekada më parë, deklaroi se Shqipëria nuk ishte aspak gati për anëtarësim në BE.

Gjithashtu vihet re se PD e Berishës kishte bashkuar forcat me 20 parti të tjera politike me shpresën e largimit të Ramës nga pushteti.

Megjithatë, fitorja e socialistëve ishte e dukshme që në mëngjesin e hershëm të së hënës, që me numërimin e kutive të para.

Mbi 190,000 shqiptarë jashtë vendit votuan me postë

PS duket që ka fituar mbështetjen e shqiptarëve që jetojnë jashtë. Diaspora votoi për herë të parë me postë.

U numëruan më shumë se 192,000 vota nga gati 246,000 shqiptarë që ishin regjistruar për të votuar jashtë vendit para zgjedhjeve të së dielës.

Sipas një sondazhi të Eurobarometrit të publikuar në nëntor, 83% e shqiptarëve mbështesin anëtarësimin në BE, përqindja më e lartë në të gjithë Ballkanin Perëndimor/

Protothema.gr.