Ballina Shqiperia ime Me “Porsche” mes pushuesve ne Darzeze,pezullohet patenta dhe gjobe per 23 vjecarin

Me “Porsche” mes pushuesve ne Darzeze,pezullohet patenta dhe gjobe per 23 vjecarin

Screenshot

Reagim i Drejtorisë Vendore të Policisë Fier.

Në lidhje me dy foto të publikuara në nje portal për një automjet i cili ishte futur në një zonë me pushues, në bregdetin e plazhit të Darëzezës, Fier, ju informojmë se:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, dhe Forcës së Posaçme Shqiponja, menjëherë pas publikimit të rastit, kanë identifikuar dhe shoqëruar drejtuesin e automjetit, shtetasin Sh. M., 23 vjeç, banues në fshatin Sulaj, si dhe automjetin tip “Porsche”.

Në vijim të veprimeve procedurale në lidhje me këtë rast nga punonjësit e Qarkullimit Rrugor të DVP Fier, u mor masa administrative prej 30.000 lekë të rinj, për shkeljet “Rregullimi i qarkullimit në qendrat e banuara”, neni 7/12, dhe “Sistemet e pajimit të mjeteve rrugore me motor dhe të rimorkiove të tyre”, neni 72/12 të K. Rrugor.

Gjithashtu masë plotësuese “Pezullimi i lejes së drejtimit”, për shtetasin Sh. M..

Drejtoria Vendore e Policisë Fier falënderon dhe fton mediat e qytetarët që të denoncojnë rastet e paligjshmërive në çdo formë të shfaqjes së tyre, në numrin 112, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm.