Mbretëria e Bashkuar do të mbështesë armëpushimin SHBA-Izrael-Iran

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, deklaroi se vendi i tij do të bëjë gjithçka për të mbështetur dhe ruajtur armëpushimin e arritur midis SHBA-së, Izraelit dhe Iranit.

“E mirëpres marrëveshjen e armëpushimit të arritur brenda natës, e cila do të sjellë një moment lehtësimi për rajonin dhe botën”, tha Starmer. Ai shtoi se “së bashku me partnerët tanë duhet të bëjmë gjithçka që mundemi për ta shndërruar këtë armëpushim në një marrëveshje të qëndrueshme dhe për të rihapur Ngushtica e Hormuzit”.

Një njoftim zyrtar nga Downing Street thekson se kryeministri do të udhëtojë drejt Gjirit për të takuar udhëheqësit rajonalë që kanë qenë në vijën e parë të frontit dhe për të shprehur mbështetjen e plotë për armëpushimin e sapo dakordësuar.

Gjatë takimeve, ai do të përsërisë mbështetjen e palëkundur të Mbretërisë së Bashkuar dhe rëndësinë e një zgjidhjeje diplomatike afatgjatë, si dhe do të zhvillojë bisedime për të siguruar që rihapja e Ngushticës së Hormuzit të mbetet e përhershme, me Britaninë që vazhdon të udhëheqë përpjekjet ndërkombëtare.