Ballina Shqiperia ime Masa “detyrim paraqitje”, Sali Berisha shkon në SPAK për “Partizanin”

Masa “detyrim paraqitje”, Sali Berisha shkon në SPAK për “Partizanin”

Screenshot

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha është paraqitur në SPAK në kuadër të masës së sigurimit “detyrim paraqitje” të vendosur ndaj tij.

Berisha u prit nga një grup mbështetësish para ambienteve të SPAK, si edhe disa prej deputetëve të PD.

Ish-kryeministri Berisha përballet me akuzën për korrupsion, ndërsa dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi dhe biznesmeni Fatmir Bektashi akuzohen për përfshirje në korrupsion dhe veprime të paligjshme për pastrimin e parave.

Ndërkohë, Berisha ka refuzuar të paraqitej në prokurorinë e Posaçme lidhur me “21 janarin”.