Ballina Shqiperia ime Marta Kos: Urime Shqipërisë per hapjen e grup-kapitullit të 3-të të negociatave...

Marta Kos: Urime Shqipërisë per hapjen e grup-kapitullit të 3-të të negociatave me BE

Marta Kos, komisionerja evropiane për Zgjerim në BE, ka uruar vendin tonë për hapjen e grupkapitullin e tretë të negociatave me Bashkimin Evropian.Përmes një postimi në platformën X, ajo shprehet se ‘kjo do të thotë një ekonomi më e fortë shqiptare në dobi të qytetarëve tuaj dhe një hap tjetër më afër BE-së’.

“Urime Shqipërisë për hapjen e Grupit 3 mbi konkurrueshmërinë dhe rritjen gjithëpërfshirëse sot! do të thotë një ekonomi më e fortë shqiptare në dobi të qytetarëve tuaj dhe një hap tjetër më afër BE-së.

Zgjerimi i Europës ka të bëjë me përparimin ditë pas dite.”, shkruan Kos.