Drejtoria Vendore e Policisë Fier bën me dije se specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mallakastër kanë referuar materialet në Prokurori dhe kanë nisur procedimin penal në gjendje të lirë për shtetasit:
- E. M., 44 vjeç, banues në Tiranë (inxhinier),
- A. M., 24 vjeç, banues në Fier (përgjegjës sektori).
Këta shtetas, të punësuar në një shoqëri që merret me trajtimin e lëndëve hidrokarbure, dyshohet se nuk kanë ushtruar kontrollin e duhur mbi tubacionet ku qarkullonte nafta.
Si pasojë e dëmtimit të njërit prej tubave, ka ndodhur rrjedhje e lëndës hidrokarbure, e cila ka ndotur një sipërfaqe toke shtetërore në fshatin Lavdan.
Materialet i janë referuar Prokurorisë Fier, për veprime të mëtejshme ligjore.