Ballina Shqiperia ime Makina shpërthen në flakë gjatë furnizimit me karburant, plagoset 35-vjeçari dhe babai...

Makina shpërthen në flakë gjatë furnizimit me karburant, plagoset 35-vjeçari dhe babai i moshuar

Një 35-vjeçar dhe babai i tij 72-vjeçar kanë pësuar djegie trupore pasi makina me të cilën udhëtonin është përfshirë nga flakët teksa po furnizohej me karburant.

Ngjarja ndodhi në aksin rrugor “Korçë-Devoll”, në fshatin Belorta, ndërsa raportohet se 35-vjeçari dhe babai i tij, i cili ishte pasagjer kanë shpëtuar dhe janë transportuar drejt spitalit.

Sakaq, automjeti i tyre është larguar nga karburanti prej personave të tjerë, të cilët e kanë nxjerrë jashtë rrugës, me qëllim shmangien e rrezikut të mëtejshëm

Njoftimi i policisë:

Më datë 08.06.2024, rreth orës 12:55, në aksin rrugor “Korçë-Devoll”, në fshatin Belorta, Korçë, në një karburant, ka rënë zjarr në automjetin tip “Benz”, me drejtues shtetasin D. O., 35 vjeç, banues në fshatin Rëmbec, Maliq, në momentin kur ky shtetas po e furnizonte automjetin, me karburant.

Në brendësi të automjetit ndodhej pasagjer babai i tij, shtetasi M. O., 72 vjeç, i cili së bashku me 35-vjeçarin, kanë pësuar djegie trupore dhe ndodhen për mjekim, në spital. Automjeti i tyre është larguar nga karburanti prej personave të tjerë, të cilët e kanë nxjerrë jashtë rrugës, me qëllim shmangien e rrezikut të mëtejshëm.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.