Ballina Shqiperia ime Makina përplaset me triçiklin ne Lushnje-Fier,2 të plagosur rëndë

Makina përplaset me triçiklin ne Lushnje-Fier,2 të plagosur rëndë

Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në autostradën Lushnje–Fier, pranë fshatit Gorre, ku janë përplasur një automjet tip “Benz” dhe një motomjet tip triçikël.

Si pasojë e përplasjes, dy persona kanë mbetur të plagosur rëndë dhe janë transportuar me urgjencë në spitalin e Lushnjes, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Policia Rrugore ka mbërritur menjëherë në vendngjarje, ku ka nisur punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit. Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se shkak i aksidentit mund të ketë qenë një manovër e gabuar gjatë një parakalimi.