Makina përplas të miturin, 11-vjeçari dërgohet në spital

Makina përplas të miturin, 11-vjeçari dërgohet në spital

260
SHPËRNDAJE

Një makinë ka përplasur një të mitur 11 vjeç në zonën e Laprakës paraditen e sotme.

Në afërsi të fushës së sportit një shtetas duke drejtuar mjetin e tij aksidentoi të miturin, i cili ndodhet në spital dhe është në kujdesin e mjekëve.

Ndërkohë grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes

Njoftimi i Policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 17.09.2023, rreth orës 11:15, në afërsi të fushës së sportit në Laprakë, dyshohet se një shtetas, duke drejtuar mjetin e tij, ka aksidentuar një të mitur 11 vjeç, i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

S'KA KOMENTE