Ballina Shqiperia ime Makina përfundon në kanal,2 persona përfundojnë në spital

Makina përfundon në kanal,2 persona përfundojnë në spital

Screenshot

Aksident në aksin Kuç–Vlorë: Dy persona dërgohen me urgjencë në spital

Sot, më datë 22.11.2025, rreth orës 15:10, në aksin rrugor Kuç–Vlorë, pranë fshatit Gjorm, një automjet tip Volkswagen me targa AB 173 GF, me drejtues 50-vjeçarin Merko Tushi dhe pasagjer Dorjan Tushin, 33 vjeç, ka dalë nga rruga.

Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se lagështira në asfalt ka bërë që drejtuesi të humbasë kontrollin e makinës, e cila ka përfunduar në kanalin kullues anës rrugës.

Të dy personat janë transportuar me urgjencë me autoambulancë drejt Spitalit Rajonal Vlorë për të marrë ndihmën mjekësore.