Ballina Shqiperia ime Makina përfshihet nga flakët në aksin rrugor Fier-Roskovec

Makina përfshihet nga flakët në aksin rrugor Fier-Roskovec

Screenshot

Një automjet është përfshirë nga flakët ditën e sotme në aksin rrugor Fier–Roskovec, në vendin e njohur si “Kthesa e Marinzës”.

Ngjarja ndodhi rreth mesditës, duke shkaktuar panik tek drejtuesi i mjetit që udhëtonte në të. Sipas raportimeve paraprake, automjeti është djegur totalisht, por nuk ka të lënduar.Shërbimet zjarrfikëse mbërritën në vendngjarje menjëherë pas njoftimit dhe bënë të mundur neutralizimin e flakëve. Paraprakisht dyshohet se zjarri është shkaktuar nga një shkëndijë elektrike.