Ballina Shqiperia ime Makina del nga rruga dhe futet brenda në lokal, 3 persona të...

Makina del nga rruga dhe futet brenda në lokal, 3 persona të plagosur

Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë pasdite në segmentin rrugor Gostim–Mollas, në Cërrik, ku një automjet ka humbur kontrollin dhe është përplasur brenda ambienteve të një lokali. Si pasojë, tre persona kanë mbetur të plagosur, por fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë, të cilat po kryejnë veprimet hetimore për të përcaktuar shkakun e saktë të aksidentit dhe dinamikën e tij.