Një aksident i rëndë është regjistruar në fshatin Gjorm, në aksin përgjatë lumit të Vlorës, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe është përmbysur jashtë saj.
Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se tre persona kanë mbetur të plagosur, mes tyre edhe dy fëmijë nën moshën 14 vjeç.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat e Policisë dhe shërbimi mjekësor, të cilët po punojnë për dhënien e ndihmës së parë dhe zbardhjen e rrethanave të aksidentit.










