Makina bie nga mbikalimi, humb jetën pasagjerja 18-vjeçare, pl*goset shoferi dhe2 këmbësorë

Policia ka dhënë detaje mbi aksidentin e frikshëm të ndodhur mbrëmjen e djeshme më zonën e njohur si Ura e Daljanit.

Blutë bëjnë me dije se veç 18-vjeçares që ndërroi jetë në vend dhe shoferit që u plagos, si pasojë e përplasjes janë lënduar edhe dy këmbêsorë.

Durrës / Informacion paraprak

Rreth orës 22:15, të datës 15.01.2026, te ura e Dajlanit, në lagjen nr. 4, automjeti me drejtues shtetasin A. Xh., 26 vjeç, banues në Fier, ka rënë nga mbikalimi.

Si pasojë e aksidentit, ka ndërruar jetë pasagjerja, shtetasja V. G., 18 vjeçe, ndërsa janë dëmtuar drejtuesi i automjetit, shtetasi A. Xh., si dhe dy këmbësorë, shtetasit T. T., 33 vjeç, dhe A. M., 35 vjeç, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.