Ballina Bota Ma*akra me 10 të vr*rë, 3 ditë zie kombëtare në Austri

Ma*akra me 10 të vr*rë, 3 ditë zie kombëtare në Austri

Kancelari austriak Christian Stocker ka shpallur tre ditë zie kombëtare në kujtim të viktimave të sulmit në një shkollë në Graz.Ai tha gjithashtu se nesër në orën 10:00 do të mbahet një minutë heshtje në të gjithë vendin. Nëntë persona humbën jetën dhe 12 të tjerë u plagosën në sulm.

Ndërkohë, sipas drejtorit të policisë lokale, Gerald Ortner, personi i armatosur ishte 21 vjeç, jetonte në Graz dhe përdori dy armë, të cilat i zotëronte ligjërisht. 21-vjeçari, duket se i ka dhënë fund jetës në një tualet në ndërtesë, sipas vlerësimeve të policisë.


Siç konfirmohet nga Ministri i Brendshëm Gerhard Karner, i riu nuk i kishte përfunduar studimet në shkollën në fjalë.

Më shumë se 300 oficerë policie nxituan në vendngjarje dhe evakuuan menjëherë shkollën. Autoritetet theksojnë se deri më tani nuk ka indikacione të qarta për motivet e sulmit. Shkolla ku ndodhi sulmi do të mbetet e mbyllur deri në njoftim të mëtejshëm.