Lumi Seman ka vershuar gjatë natës, duke shkaktuar përmbytje në fshatin Hasturkas të njësisë administrative Libofshë. Si pasojë, rreth 20 banesa janë prekur nga uji, ndërsa dëme janë regjistruar edhe në tokat bujqësore përreth.
Sipas të dhënave paraprake, mbrëmjen e djeshme është konstatuar çarja e argjinaturës, e cila ka bërë që uji të dalë nga shtrati dhe të përhapet me shpejtësi drejt sipërfaqeve bujqësore dhe zonës së banuar.
Në zonë janë angazhuar strukturat vendore dhe ekipet e emergjencave civile










