Dollari amerikan ka regjistruar sot një rënie të konsiderueshme të vlerës ditën e sotme në raport me një ditë më parë pasi është blerë me 83 lekë dhe është shitur me 84 lekë sipas kursit të këmbimit lokal.
Monedha europiane sakaq ka fituar pikë nga dita e djeshme duke u blerë sot me 95.7 lekë dhe duke u shitur me 96.4 lekë.
Franga zvicerane është blerë sot me 105.4 lekë dhe është shitur me 106.4 lekë duke mos pësuar lëvizje të ndjeshme të kuotës nga dita që lamë pas referuar tregut të brendshëm valutor.
Paundi britanik ndërkaq ka regjistruar rritje të vlerës në raport me ditën e hënë duke u blerë mëngjesin e sotëm me 110.4 lekë dhe duke u shitur me 111.4 lekë.










