Lekundje t*rmeti ndjehen ne FIER

Një tërmet me magnitudë të vlerësuar 4.3 të shkallës Rihter është regjistruar në orën 04:36 të mëngjesit, me epiqendër rreth 22 kilometra nga qyteti i Ioannina në Greqi, pranë kufirit me Shqipërinë.

Lëkundjet e tërmetit janë ndjerë edhe në disa qytete të jugut të vendit, përfshirë Fierin, kryesisht në katet e larta të pallateve, ku banorët raportojnë se kanë ndjerë lëkundje të lehta për disa sekonda.

Deri më tani nuk raportohen dëme materiale apo persona të lënduar, ndërsa institucionet sizmologjjike po monitorojnë situatën.