Ballina Shqiperia ime LaCivita mobilizon PD dhe kandidatet per ditet e mbetura ne fushaten elektorale

LaCivita mobilizon PD dhe kandidatet per ditet e mbetura ne fushaten elektorale

Gjatë një konference përmes platformës Zoom të mbajtur në Tiranë me kandidatët e PD-ASHM, LaCivita vlerësoi mobilizimin e strukturave të PD-së në të gjithë vendin dhe energjinë që po transmetohet nga baza tek qytetarët. Ai theksoi rëndësinë e këtyre ditëve të fundit si vendimtare për të ardhmen politike të vendit.
Fokusi i fushatës mbetet ekonomia, mirëqenia e qytetarëve dhe nevoja urgjente për një ndryshim qeverisës pas 12 viteve të qeverisjes aktuale. Sipas strategjisë së përcaktuar nga LaCivita dhe drejtuesit e fushatës, theksi vendoset në kontaktin e drejtpërdrejtë me qytetarët, angazhimin derë më derë, dhe sigurimin e daljes në votime të çdo mbështetësi të PD-së.LaCivita ka nxitur një frymë të fuqishme mobilizimi, ku çdo kandidat, vullnetar dhe përkrahës duhet të japë maksimumin deri në momentin e mbylljes së kutive të votimit. Përvoja e tij në fushatat amerikane, përfshirë ato presidenciale, po reflektohet në mënyrën e organizimit dhe në mesazhet e qarta politike që përcillen në terren: ndryshimi është i mundur dhe ai vjen përmes pjesëmarrjes.

LaCivita ka theksuar se zgjedhjet nuk fitohen me sondazhe apo me deklarata politike, por me punë konkrete në terren dhe me një përfshirje të fortë qytetare.

Fushata e PD-ASHM ka përfshirë gjithashtu edhe diasporën shqiptare, e cila për herë të parë ka mundësi të votojë në zgjedhjet e 11 majit. Kjo konsiderohet si një avantazh i rëndësishëm për opozitën, që synon të shfrytëzojë çdo votë për të sjellë një qeveri të re dhe për të kthyer shpresën tek qytetarët.

Sipas analizave të brendshme të fushatës, vendimi i votuesve të pavendosur do të jetë faktor kyç për rezultatin, ndaj në ditët e mbetura do të intensifikohet puna në komunikimin me këtë kategori elektorale.PD dhe aleatët e saj janë të bindur se me një angazhim të plotë dhe të organizuar në çdo nivel, dita e zgjedhjeve do të shënojë një kthesë të madhe për vendin dhe fundin e një epoke të gjatë qeverisjeje.

Kjo është një pjesëmarrje e jashtëzakonshme, me qindra njerëz nga e gjithë Shqipëria, dhe jam shumë i kënaqur. Me vetëm 10 ditë të mbetura, jemi në momentin më të rëndësishëm për të ardhmen e Shqipërisë.

Dr. Berisha ka punuar jashtëzakonisht shumë në çdo cep të vendit për të përcjellë mesazhin që do të na çojë drejt fitores pas 10 ditësh.

Tani është koha që të gjithë kandidatët tanë, stafi, dhe vullnetarët në çdo cep të vendit të bashkohen dhe të na çojnë drejt fitores në ditën e zgjedhjeve. Secili prej jush ka një rol shumë të rëndësishëm në këtë fitore, dhe duhet të ndiheni krenarë për këtë.

Çështjet kryesore për të cilat kemi folur në këtë fushatë janë ato që kanë të bëjnë me të ardhmen e Shqipërisë: ekonomia, mirëqenia, dhe kostoja e jetesës. Të gjitha këto janë çështjet më të rëndësishme për qytetarët dhe do të jenë ato që do të vendosin rezultatin e zgjedhjeve.

Është shumë e rëndësishme që në këto ditët e fundit të fushatës t’i tregojmë qytetarëve se kush është përgjegjës për gjendjen e mjerueshme ekonomike dhe mungesën e mundësive në Shqipëri.

Është vetëm një person: Edi Rama. Po aq e rëndësishme është të flasim me qytetarët tanë jo vetëm për atë që e ka sjellë këtë rrëmujë, por edhe për atë që është më i përgatitur për ta zgjidhur. Dhe ky është Dr. Berisha, janë kandidatët tanë për Kuvendin e Shqipërisë kudo në vend.

Ka disa gjëra që unë i konsideroj shumë të rëndësishme për të siguruar që po bëjmë gjithçka që mundemi në ditën e zgjedhjeve. Është jetike që në çdo zonë votimi, në çdo lagje, të kemi lista të njerëzve që e dimë se na mbështesin. Dhe duhet të sigurohemi që ata të dalin dhe të votojnë.

LaCivita: Do të filloj me ngjashmëritë mes Edi Ramës dhe Joe Biden. Që të dy janë të paqëndrueshëm. Që të dy e kanë shkatërruar ekonominë. Dhe të dy do të humbasin në ditën e zgjedhjeve.

Votuesit e pavendosur janë ata që, në këtë moment, do të vendosin fatin e zgjedhjeve. Është thelbësore t’u flasim atyre dhe t’u shpjegojmë se si ekonomia dhe dështimi i Edi Ramës gjatë 12 viteve të fundit i ka ndikuar.

Shpjegojani atyre. Tregojani atyre. Këta votues do të jenë më të prirur të na mbështesin. Nëse Edi Rama nuk e ka siguruar votën e tyre deri tani, nuk do ta sigurojë as në 10 ditët e ardhshme.

LaCivita: Po, ka. Ka një ndërgjegjësim edhe në Shtetet e Bashkuara për zgjedhjet që po vijnë në Shqipëri. Por lajmi i vërtetë, gjithsesi, do të bëhet kur të fitojmë dhe të mposhtim Edi Ramën.

Mendoni pak këtë: nëse do të kishit një bilanc kaq të dështuar sa ai i Edi Ramës, a do të donit të flisnit për të?

LaCivita: Kjo është një pyetje e mirë. Besoj se disa prej këtyre gjërave tashmë i keni parë të ndodhin në të gjithë vendin përmes mesazhit tonë. Ju nuk mund t’u besoni sondazheve të mediave shtetërore.

Ne ato në Amerikë i quajmë “lajme të rreme”. Ato kanë një qëllim të caktuar. Qëllimi i tyre është të krijojnë perceptimin se Edi Rama do të fitojë, por ai nuk do të fitojë. Është shumë e rëndësishme që të mos i marrim parasysh gjëra të tilla.

Shikoni, ne e kuptojmë që kandidatët individualë kanë një rol shumë të rëndësishëm në këtë fushatë. Zgjedhja juaj do të vendosë skenën për fitoren e Dr. Berishës. Dhe është shumë e rëndësishme që mesazhi që përcjellim të jetë i njëjtë, në të gjithë vendin.

Unë gjithashtu, nuk dua ta lë pa thënë këtë: çdo kandidat, në këto 10 ditët e fundit, duhet të trokasë në derën e çdo qytetari që jeton në zonën e vet. Ju mund t’ju premtoj ju që kontakti derë më derë, person më person, është mënyra më efektive për të bindur dikë të votojë për ju. Mos ndaloni së punuari deri në momentin kur mbyllen qendrat e votimit. Duhet të përfitoni nga çdo orë e mbetur.

LaCivita: Mos ndaloni së punuari deri sa të mbyllen kutitë e votimit. Ju duhet të përfitoni nga çdo minutë të vlefshme që ju ka mbetur.

Dhe ajo që ju sfidoj ju të gjithëve këtu të bëni në këto dy javët e fundit, deri në Ditën e Zgjedhjeve, është të caktoni një numër personash në zonën tuaj të votimit që doni t’i sillni më shumë, përveç atyre që tashmë i keni të sigurt. Mos harroni, kjo është thjesht matematikë, dhe ka të bëjë me të nxjerrurit e më shumë njerëzve për të votuar.

Kur Presidenti Trump u qëllua në korrik, ai e bëri të qartë se çfarë donte nga amerikanët: të luftonin, të luftonin, të luftonin. Dhe sinqerisht, kjo është pikërisht ajo që shqiptarët duhet të bëjnë. Ju duhet të luftoni, duhet të tregoheni të merrni pjesë në zgjedhje, dhe nëse e bëni këtë, do të fitoni.

Mezi pres momentin që të takohemi së shpejti. Ju uroj shumë fat dhe punoni shumë, shumë fort. Faleminderit!