Një vrasje ka ndodhur gjatë mbrëmjes së djeshme në fshatin Kryekuq të Divjakës.
32-vjeçari Besmir Kumria u godit me thikë për vdekje nga Xhesion Toromeni, për shkak të konfliktit për vijën e ujit.
Viktima Kumria dhe vëllai i tij njiheshin si djem të qetë e punëtorë. Ata punonin në zonën e jugut të vendit dhe për momentin ishin me pushime. Edhe autori jetonte jashtë shtetit dhe se kishte ardhur gjatë ditëve të fundit.
Familjet mësohet se kanë edhe miqësi me njëra-tjetrën. Policia ka marrë në ruajtje banesën e agresorit, teksa shërbimet policore po qëndrojnë në lagjen e tij. Autori, ndërkaq, është vënë në pranga.