Pas pushimeve të dimrit, anëtarët e Kuvendit të Shqipërisë kthehen në punë në një atmosferë të ngarkuar politike.Sesioni i ri parlamentar do të nisë sot me mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve, e cila do të shqyrtojë kalendarin dhe programin e punës për javët e ardhshme. Në orën 17:00, deputetët do të mblidhen për seancën plenare të parë të këtij viti.
Disa reforma kyçe janë ende në pritje. Dy nga ato që socialistët i kanë konsideruar si më urgjente janë reforma zgjedhore dhe ajo territoriale, të cilat duhet të mbyllen para korrikut të këtij viti, pasi zgjedhjet vendore të vitit 2027 do të zhvillohen me një kod dhe hartë të re.










