Është zbuluar identiteti i personit që u gjet i vrarë mbrëmjen e së shtunës në fshatin Gjorm të Bashkisë Selenicë, në qarkun e Vlorës. Viktima është Dajlan Alliaj, 35 vjeç, banues në Fier, i cili u qëllua me armë zjarri në derën e shtëpisë së xhaxhait të tij.Kanë qenë vetë familjarët që e kanë transportuar në spital, por ka ndërruar jetë gjatë rrugës. Po hetohet si pista e hakmarrjes por dhe pista të tjera. Dalan Alliaj figuron pronar i pikës së pjesëve të këmbimit të automjeteve në Levan Allidagu.Sipas informacionit zyrtar, nga veprimet e para hetimore dyshohet se autori është kushëriri i tij, shtetasi Bertil Alliaj, kushëriri i tij i cili është në kërkim dhe për Masakrën e Çoles,
Sipas njoftimit paraprak të Policisë së Vlorës, trupi i 35-vjeçarit u gjet pa shenja jete nga familjarët, ndërsa nga këqyrja e parë janë konstatuar plagë të shkaktuara nga armë zjarri.
“Sot, në fshatin Gjorm, në rrethana ende të paqarta, është gjetur pa shenja jete shtetasi D. A., 36 vjeç, banues në Fier. Nga veprimet paraprake, gjatë këqyrjes së trupit, i janë konstatuar plagë të dyshuara të shkaktuara me armë zjarri. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po kryen të gjitha veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të ngjarjes, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit,” thuhet në njoftimin e Policisë.
Aktualisht, grupi hetimor po punon për të zbuluar motivet e ngjarjes dhe autorin e dyshuar të vrasjes. Zona është rrethuar nga policia dhe po kontrollohet për prova që mund të ndihmojnë në hetim.











