Kursi i këmbimit –Monedhat kryesore vijojnë në rënie të përgjithshme

Kursi i këmbimit –Monedhat kryesore vijojnë në rënie të përgjithshme

109
SHPËRNDAJE

Dollari amerikan i është rikthyer sërish rënies që e ka karakterizuar gjatë të gjithë kësaj jave duke humbur pikë edhe sot teksa është blerë me 93.8 lekë dhe është shitur me 95 lekë në raport me dje.

Monedha europiane gjithashtu ka pësuar një zbritje të konsiderueshme krahasuar me një ditë më parë duke u blerë sot me 102.4 lekë dhe duke u shitur me 103.2 lekë në raport me ditën e enjte sipas kursit të këmbimit lokal.

Franga zvicerane edhe pse shfaqet e qëndrueshme këtë mëngjes duket që edhe ajo po ndjek një kurbë rënëse këtë të premte duke u blerë sot me 105.5 lekë dhe duke u shitur me 106.8 lekë krahasuar me një ditë më parë.

Paundi britanik edhe ai nuk bën përjashtim këtë mëngjes duke humbur edhe ai pikë në raport me ditën e djeshme teksa është blerë sot me 117 lekë dhe është shitur me 118.5 lekë referuar tregut të brendshëm valutor.

S'KA KOMENTE