Enis Hoxha, ish-nëndrejtor i Hipotekës dhe kunati i ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj, u paraqit sot në SPAK, duke dalë më pas nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion.
Ndërkohë, Arben Ahmetaj ndodhet në arrati, ndërsa SPAK ka kërkuar arrestimin e tij. Ai ka disa çështje të hapura, përfshirë inceneratorët dhe privatizimin e fabrikës së miellit.
SPAK e ka marrë si të pandehur ish-numrin dy të qeverisë për veprën penale “Shpërdorim detyre”, pasi dyshohet se i ka shkaktuar shtetit shqiptar dëm ekonomik në vlerën 7 miliardë lekë.










