Ballina Shqiperia ime Kryente marrëdhënie se**uale me të miturën, me kërkesë të Prokurorisë Fier dënohet me 25...

Kryente marrëdhënie se**uale me të miturën, me kërkesë të Prokurorisë Fier dënohet me 25 vjet burgim shtetasi Xh.V.

Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Fier, në përfundim të gjykimit u shpall fajtor dhe u dënua me 25 vjet burg shtetasi Xh.V. për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur” parashikuar në neni 100 i Kodit Penal.

Në kuadër të hetimeve mbi procedimin penal nr.26, datë 13.01.2023, për veprat penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”, “Shfrytëzim prostitucioni” dhe “Mbajtja pa leje, prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, parashikuar në nenet 100, 114 dhe 278/2 të Kodit Penal, rezultoi e provuar se, shtetasi Xh. V, duke përfituar nga gjendja ekonomike e familjes së të miturës dhe nga njohjet që ato kishin, e ka ftuar në banesë të miturën dhe mandej ka përfituar nga gjendja e saj vulnerabël duke kryer marrëdhënie seksuale me të. 

Në kuadër të këtij procedimi i pandehuri Xh.V u arrestuar në flagrancë më datë 12.01.2023. 

Pas përfundimit të hetimeve, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier ka dërguar për gjykim të pandehurin Xh.V, për veprën penale “Marrëdhënieseksuale ose homoseksuale me të mitur” parashikuar në neni 100 i Kodit Penal. Ndërkohë, për veprat e tjera është ndarë procedimi penal.

Në vijim, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, shpreh angazhimin e plotë për hetimin e shpejtë dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave që kryejnë vepra penale që cënojnë apo dëmtojnë mirëqënien dhe zhvillimin normal të të miturve.