Ballina Aktualitet  Kryeministri Rama vijon angazhimin për lirimin e hapësirave

 Kryeministri Rama vijon angazhimin për lirimin e hapësirave

Kryeministri Edi Rama vijon angazhimin për rikthimin tek qytetarët të hapësirave publike, të zëna nga bizneset. Në një postim në X, kreu i qeverisë paralajmëron penalitete, nga gjobat, tek ndjekja penale për shkelësit.

“Situatë klasike “toke të xanun” në Tiranë, tek 21 Dhjetori – kush nuk do t’i tërheqë vetë nga hapësira publike e përbashkët barrikadat që u ka ngritur njerëzve me gjithëfarësoj objektesh, që nga tavolinat dhe frigoriferët në trotuarë e deri tek muret apo trarët e “doganave” rreth pallateve, do të ballafaqohet jo vetëm me gjobat përkatëse po edhe me ndjekjet përkatëse penale për shkatërrim të pronës publike, cënim të shëndetit e sigurisë fizike së qytetarëve dhe me radhë… Koha për t’u bërë bashkë që të gjithë në emër të bashkëjetesës në të njëjtën lagje; shumica duke marrë mbrapsht atë që i takon dhe pakica duke kthyer mbrapsht atë që nuk i takon”, shkruan Rama.