Ballina Aktualitet Kryeministri Rama, ka mirëpritur me një ceremoni zyrtare homologun e tij britanik

Kryeministri Rama, ka mirëpritur me një ceremoni zyrtare homologun e tij britanik

Kryeministri britanik Keir Starmer ka mbërritur në Kryeministri, pas takimit që pati me presidentin Bajram Begaj.

Ai u prit me ceremoni zyrtare, përpara se të hyjë në kryeministri dhe të zhvillojë takim “tetë a tetë” me kreun e qeverisë shqiptare.

Kryeministri shqiptar, Edi Rama, ka mirëpritur me një ceremoni zyrtare homologun e tij britanik, Keir Starmer, i cili po qëndron për herë të parë në Shqipëri në një vizitë zyrtare. Rama theksoi se kjo vizitë shënon një hap të rëndësishëm drejt thellimit të lidhjeve dypalëshe dhe partneritetit midis Tiranës dhe Londrës.