Ballina Aktualitet Kryeministri Edi Rama, në podkastin e tij “Flasim”, ka komentuar zgjedhjen e...

Kryeministri Edi Rama, në podkastin e tij “Flasim”, ka komentuar zgjedhjen e drejtuesit të ri të SPAK.

Screenshot

Rama u shpreh se i uron sukses drejtuesit të ri, Klodian Braho, duke theksuar se pret që ai ta çojë SPAK-un në një nivel tjetër, ndërsa vlerësoi edhe punën e deritanishme të Altin Dumanit.

“Këtë javë u zgjodh drejtuesi i ri i SPAK, i cili do të pasojë Altin Dumanin, që e ngriti institucionin në një nivel tjetër. U ndërtua një drejtësi që nuk sheh majtas apo djathtas, por vetëm drejt. Kryeprokurorit të ri i uroj ta çojë SPAK-un në një nivel tjetër në luftën kundër krimit dhe sidomos korrupsionit, një betejë që nuk mund të konsiderohet ende e përmbushur me sukses. Kam besim se eksperienca e 6 viteve do ta ndihmojë SPAK-un të arrijë nivelin ku duhet të jetë”, tha Rama.