Ballina Kuriozitete Kroçera “Voyager of the Seas” për herë të parë në Sarandë

Kroçera “Voyager of the Seas” për herë të parë në Sarandë

Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku ka reaguar nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale pas mbërritjes së kroçerës “Voyager of the Seas” në portin e Sarandës.

Balluku ka theksuar se vetëm nga kjo anije luksoze kanë zbritur 3626 pasagjerë, ndërsa porti i Sarandës ka shënuar një rritje prej 21% të fluksit të udhëtarëve në 8 muajt e parë të vitit, krahasuar me një vit më parë.

Sipas saj, mbërritja e kroçerës i shtohet 70 anijeve të tjera të planifikuara për këtë sezon turistik, duke e kthyer Sarandën në një pikë referimi për turizmin detar në vend.