Kroacia gropos 14.7 ton speca të kuq nga Fieri, analizat zbulojnë nivel të lartë fungicidi

Autoritetet kroate kanë asgjësuar 14 tonë e 700 kilogramë speca të kuq të eksportuar nga Fieri, pasi analizat laboratorike zbuluan praninë e mbetjeve të fungicidit mbi nivelet e lejuara.

Vendimi për groposjen e produktit shqiptar u mor pas rezultateve të kontrolleve, të cilat treguan një ngarkesë të lartë të fungicidit, me vlerë 0.050 mg/kg.

Ngarkesa u bllokua nga autoritetet e sigurisë ushqimore në Kroaci dhe më pas u asgjësua, në zbatim të rregullave për mbrojtjen e konsumatorit dhe sigurinë ushqimore.

Rasti ngre sërish shqetësime mbi kontrollin e përdorimit të pesticideve dhe produkteve fitosanitare në prodhimet bujqësore të destinuara për eksport.