Kritika kreut të bashkisë Berat per zjarret: I digjet gjysma e territorit...

Kritika kreut të bashkisë Berat per zjarret: I digjet gjysma e territorit e nuk hap telefonin

111
SHPËRNDAJE

Kreu i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, Haki Çako përmes një komunikimi të drejtpërdrejtë nga fshati Velabisht i Beratit në studion e News24 ka komentuar situatën e zjarreve në vend.

Çako u shpreh se situata ka qenë jashtëzakonisht e vështirë në atë zonë, por falë punës dhe angazhimit të gjithë strukturave flakët janë vendosur nën kontroll.

Sakaq, Çako u shpreh i indinjuar ndaj kryetarit të bashkisë së Beratit, Ervin Demo, për të cilin tha se “nuk hap telefonin, ndërkohë që i digjet gjysma e territorit” të qytetit.

Ai u shpreh se kryetarët e bashkive në përgjithësi nuk kanë organizuar strukturat dhe kanë kërkuar menjëherë ndihmën e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile.

“Situata ka qenë jashtëzakonisht e vështirë dhe ka qenë një 24-orësh i vështirë për gjithë strukturat. Jemi në fshatin Velabisht të Beratit, së bashku me drejtorin e policisë dhe zjarri është vendosur nën kontroll pas punës intensive të pilotëve dhe helikopterit Cougar që nuk ka reshtur punën.

Ka pasur një rrezik të shtuar në fshatin Starovë me forcat përkatëse që ishin përgatitur edhe për evakuimin e banorëve, por fatmirësisht nuk ka pasur nevojë për shkak të shuarjes së flakëve. Kjo verë ka qenë kryesisht pozitive falë punës së njerëzve dhe angazhimit të gjithë strukturave. Nuk kanë munguar as zjarret masive që kanë shkaktuar dëme.

Nuk mund të pranojë se si një kryetari bashkie i digjet gjysma e territorit dhe ai nuk hap telefonin. Ka kryetarë bashkie që kanë qindra punonjës nën varësi dhe nuk organizojnë strukturat. Jo vetëm në këtë operacion, por edhe në operacione të tjera. Kryetarët e bashkive nuk kanë qenë në nivelin e duhur, edhe pse të gjithë. Këtë e përcjell sepse më indinjon sepse kërkojnë direkt njerëz dhe helikopterin, kur nuk angazhohen”, u shpreh ai.

S'KA KOMENTE